Molliqaj për Kurtin: Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet

Molliqaj për Kurtin: Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PSD), që dikur ishte sekretar organizativ i Lëvijzes Vetëvendosje, ka thënë për ish-shefin e tij, Albin Kurti se është duke iu vardisur presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të arritur në pushtet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë për Kurtin se inati personal që ka ndaj PSD-së do ta sjellë atë në pikën ku do t’i drejtohet Thaçit me respekt, shkruan Gazeta Insajderi.

“Inati personal i Kurtit ndaj PSD-së e ka sjellur në pikën ku Thaçit i drejtohet me respekt dhe ia njeh autoritetin presidencial. Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje Molliqaj ka shtuar se në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti në vend PSD do të jetë befasia e këtij procesi.

“Shumë mirë qe po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD do të jetë befasia e këtij procesi (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës)”, ka përfunduar Molliqaj.

Ky reagim i Molliqajt vjen pas atij të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se “Maj 2018: një dyzinë deputetësh ikën nga LVV te një partiçkë që garoi me PAN-in, dhe ia votuan qeverisë buxhetin 2019”, kishte shkruar Kurti në Facebook. /Insajderi.com