fbpx

Molliqaj pretendon se Konjufca ka shkuar te Burdushi për t’i zgjidhur problemet

Molliqaj pretendon se Konjufca ka shkuar te Burdushi për t’i zgjidhur problemet

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka sqaruar në Interaktiv të KTV-së, pse po e përmend Burdushin në diskutimet e tij me Glauk Konjufcën.

“E kam një pyetje publike për Glaukun. A ka qenë te Burdushi?. Nëse po sa herë ka qenë dhe pse?”, ka thënë Molliqaj.

“Një person që mban përgjegjësi publike, nëse zgjidhjet e problemeve që vijnë në jetë i adreson te njerëzit të diskredituar që qesin fall, është shumë problematike”, ka shtuar më tej ai.

Molliqaj ka thënë se “nuk do ta donte një deputet, një president e as një ministër të tillë”.

“Për mua është skandaloze, që figura publike që marrin vendime për qytetarët dhe vendin çajnë hallet te Burdushi”, ka thënë Molliqaj.

“Mendoj se është mirë që edhe për këtë të dalë dhe ta sqarojë opinionin publik. Ju e pyetët mbrëmë atë, e ai thoshte pyete Molliqajn. Pse mua? Unë nuk kam qenë te Burdushi”, ka thënë Molliqaj.

Kujtojmë se fallxhori Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka qenë i arrestuar dhe aktualisht është në masën e mbrojtjes në liri, për mashtrim.