Molliqaj publikon posterin e vitit 2006 kundër produkteve serbe, thotë se kjo fushatë u tradhëtua nga Albin Kurti

Molliqaj publikon posterin e vitit 2006 kundër produkteve serbe, thotë se kjo fushatë u tradhëtua nga Albin Kurti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka treguar posterin kundër produkteve të Serbisë, të cilin si Lëvizja Vewtëvendosje e shpërdanë gjithandej Kosovës në 2006-tën.

Molliqaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se, kryeministri në detyrë, paska deklaruar që me pranimin e ”ndihmës” nga Serbia, me ç’rast u dhuruan 1000 teste për COVID-19, ne e kemi befasuar Serbinë.

Sipas Molliqajt, neve na duhet ta befasojmë Serbinë duke ia refuzuar këto donacione.

Postimi i plotë: 

Ky është posteri kundër produkteve të Serbisë të cilin si VV e shpërndamë gjithandej Kosovës në vitin 2006.

Sot kryeministri në detyrë, pozitë të cilën po vazhdon ta mbajë të uzurpuar anipse e shkarkoi vetën, paska deklaruar që me pranimin e ”ndihmës” nga Serbia, me ç’rast u dhuruan 1000 teste për COVID-19, ne e kemi befasuar Serbinë.

Serbia nuk befasohet kur pranohen donacione të tilla kryeministër. Sepse Serbia nuk befasohet kur amnistohet për krimet e kryera në Kosovë. Dhe edhe po të befasohej, neve nuk na duhet ky lloj befasimi i tyre.

Neve na duhet ta befasojmë Serbinë duke ia refuzuar këto donacione. Serbinë e pate rastin ta befasoje në tavolinën e negociatave.

Aty ku do të duhej t’ia kërkoje kërkimfaljen për të gjitha vrasjet e përdhunimet e grave shqiptare gjatë luftës.

Aty ku do të duhej t’ia kërkoje t’i kthejë trupat e të pagjeturve.

Aty ku do të duhej t’ia kërkoje dëmshpërblimin për shkatërrimin e shtëpive tona.

Por këtë nuk e bëre. Sepse ju nuk keni guxim ta BEFASONI Serbinë. Prandaj e shkarkuat vetën.