Molliqaj sqaron përfshirjen e aktivistëve që akuzohen për “terrorizëm” në listë

Molliqaj sqaron përfshirjen e aktivistëve që akuzohen për “terrorizëm” në listë

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se vendimi që katër aktivistët e VV-së “që akuzohen për terrorizëm” të garojnë për deputet, nuk është i kundërligjshëm.

Molliqaj, i cili dërgoi listën e Vetëvendosjes për deputet në Komisionin Qëndror të Zjgedhjeve (KQZ), ka thënë se Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti janë të persekutuar politik.

“Ata janë aktivistë të Vetëvendosjes, dhe janë njerëz të persekutuar politik të cilët prej nëntë muajsh po mbahen padrejtësishtë në burg shtëpiak”, ka thënë Molliqaj, në ambientet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. /Insajderi.com