Molliqaj: U përballëm me reagim brutal të policisë dhe arrestime të dhunshme

Molliqaj: U përballëm me reagim brutal të policisë dhe arrestime të dhunshme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se, bashkë me aktivistët e tjerë të partisë, kanë hasur në një reagim brutal dhe krejt të pakuptimtë të Policisë së Kosovës, njofton Insajderi.

“Përmes aksionit të sotëm e denoncuam standardin e dyfishtë mbi respektimin e masave për pandeminë. Iu drejtuam Policisë së Kosovës me parullën: ‘Për partitë tubime, për qytetarët dënime’”.

“Kemi hasur në një reagim brutal dhe krejt të pakuptimtë. Për një parrullë të shkruar, pati arrestime të dhunshme e procedime penale”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Tutje, ai u shpreh se “parullës e aksionit s’ka pse i frikësohet kush. Ato janë kushti dhe mundësia për demokracinë”.

Dardan Molliqaj dhe disa anëtarë të këtij subjekti politik, janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, pasi kishin protestuar para stacionit policor në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”./Insajderi.com

Përmes aksionit të sotëm e denoncuam standardin e dyfishte mbi respektimin e masave për pandeminë. Iu drejtuam Policisë…

Posted by Dardan Molliqaj on Tuesday, January 12, 2021