Molliqaj: VV nuk e përkrahë ligjin për liri fetare pa ndryshime, i hap rrugë keqpërdorimit të financave

Molliqaj: VV nuk e përkrahë ligjin për liri fetare pa ndryshime, i hap rrugë keqpërdorimit të financave

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta përkrah Ligjin për liritë fetare, nëse nuk rregullohet çështja e financimit të bashkësive fetare.

Molliqaj tha se nëse kalon një ligj i tillë pa ndërhyrë në nenin ku parashihet financimi i bashkësive fetare, atëherë kjo i hapë rrugë keqpërdorimit të fondeve ‘duke financuar bashkësitë si të dëshirohet’.

“Një prej çështjeve që kemi diskutuar shpesh në VV, ka qenë çështja e rregullimit të financave. Në këtë formë që prezantoi Kryeministri është problematike sepse hjek një paragraf që ia ndalon Qeverisë me iu nda fonde bashkësive fetare. Heqja e këtij paragrafi po mendoj se po ëbëhet në mënyrë ad hoc. VV nuk do ta përkrah kështu këtë ligj sepse ia mundëson këtij kryeministri apo ndonjë kryeministri tjetër që të shpërndajë para për bashkësitë sa herë të dojë. I hap rrugë keqpërdorimit të financave në mënyrë krejt ad  hoce”, ka thënë ai.