Moment i frikshëm – e përgatitën ta varrosnin, 70 vjeçarja ngritet nga varri

Moment i frikshëm – e përgatitën ta varrosnin, 70 vjeçarja ngritet nga varri

Gjithçka ishte bërë gati që trupi i tajlandezes Pinij Sopajorn, 70-vjeçe, e konsideruar e vdekur, të digjet.

Djegia e trupit ishte ceremoni mortore përgjatë mesjetës, por është mbizotëruese ende në disa kultura konservative.

Afishet ishin shpërndarë, familjarët dhe miqtë po qëndronin rreth saj, por në një moment para se trupi i saj të digjej, 70-vjeçarja doli të ishte gjallë.

Sopajorn që vuante nga një sëmundje e rrallë, kishte “vdekur” në spital më 20 tetor. Mjekja iu kishte thënë familjarëve që ta marrin trupin e saj dhe të organizojnë ceremoninë e varrimit.

Disa minuta para se të fillonte ceremonia, bashkëshorti i saj Tavin Sopajorn, 73-vjeç, kishte kryer ritin tradicional duke ia pastruar fytyrën me leckë.

Që nga aty, ai kuptoi se gruaja e tij po merrte frymë dhe se po i lëvizte kapakët e syve.