Moment i veçantë, flamuri i Kosovës

Moment i veçantë, flamuri i Kosovës

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Tashkent të Uzbekistanit njëri ndër turneut e xhudos më të njohur në botë.

Për të rrëmbyer të artën në Uzbekistan në kategorinë -48 kg, Distria e mposhti në finale me Ippon hungarezen, Éva Csernoviczki, raporton Insporti.

Në kategorinë -48 kg garoi edhe xhudistja serbe, Nikolic Milica, por përfudnoi vetëm e treta.

Intonimi i himnit të Kosovës dhe ngritja e flamurit në Uzbekistan, ishte një moment i veçantë për Krasniqin, por edhe për gjithë Kosovën.