Momente intime të Genta Ismajlit me të dashurin – Video

Momente intime të Genta Ismajlit me të dashurin – Video

Genta Ismajli njihet si njëra ndër këngëtaret e radha që ka mbajtur jetën private larg mediave dhe që asnjëherë nuk ka përdorur skandale nga jeta private për të marrë vëmendjen e mediave.

Pas shumë viteve pa asnjë lajm rreth jetës private nga këngëtarja, ditë më parë ajo në një farë mënyre përmes fotove dhe videove të ndryshme, e konfirmoj lidhjen e saj.

Mësohet që këngëtarja është në lidhje dashurie me një biznesmen Turk dhe që është zhvendosur për të jetuar në Zvicër,  atje ku dhe i dashuri saj jeton.

Pas publikimit të fotove të para të çiftit të ri dhe pas lajmeve të shumta nga mediat rozë, numri i fotove të jetës private të këngëtares po rritet.

Nuk është veç lidhja lajm i ri dhe i mirë për Genten, lajm i mirë është edhe debutimi i saj para publikut Turk.

Genta ka paralajmëruar se është duke punuar në finalizimin e disa projekteve, disa prej të cilave do të jene edhe duete me artist të famshëm Turk.