Momenti briliant kur ndalohet ndeshja Federer-Evans pasi dëgjohet një fëmijë duke qarë

Momenti briliant kur ndalohet ndeshja Federer-Evans pasi dëgjohet një fëmijë duke qarë

Dan Evans na rikujtoi se çfarë tenisti i talentuar është duke i bërë konkurrencë të madhe Roger Federer në raundin e dytë të Australian Open.

28-vjeçari nga Birminghami arriti kulmin e karrierës së tij duke mposhtur Marin Cilicic në Melbourne për të kaluar në raundin e katërt, para se një pezullim kontraverz i tij për përdorim kokaine e riktheu atë përsëri në pikën fillestare, përcjellë Insporti.

Ai e ka ngritur veten në pozitën e 189-të në renditje brenda më pak se një viti dhe pritet të rikthehet shpejtë në top 100-she nëse vazhdon me formën që e tregoi në humbjen 7-6 (5), 7-6 (3), 6-3 në AO (Australian Open).

Ishte një ndeshje briliante, me Evans që tregoi se është konkurrent i denjë për Federerin.

Pavarësisht natyrës tejet kompetitive të ndeshjes, dy lojtarët patën një pushim të shkurtër për një bisedë në mes të ndeshjes pasi u dëgjua një fëmijë duke qarë në turmë.

Evans e pyet rivalin nga Zvicra nëse dëshiron të vazhdojë lojën, me Federer që reagoi në mënyrë interesante.

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/