Momenti emocionues kur kryetari i FFK-së flet për Vokrrin pas fitores ndaj Azerbajxhanit

Momenti emocionues kur kryetari i FFK-së flet për Vokrrin pas fitores ndaj Azerbajxhanit

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur me rezultat të thellë Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve, 4:0.

Kryetarti i FFK-së,. Agim Ademi është shprehur i emocionuar pas ndeshjes duke folur për SuperSport Kosova. “Fillimisht kisha dashur që t’i falënderojë të gjithë. E kemi nisur një shtëpi nga themeli. Këta futbollistë janë bekuar nga ish-presidenti Fadil Vokrri. Atje lart i them se e kemi mbajtur premtimin”, tha Agim Ademi duke e ngritur dorën gishtin tregues lart për Fadil Vokrrin.

“Ky grup është fantastik. Është surpriza e të gjithëve. Të gjithë kanë kontribuar në këtë aspekt. Kam besuar në këtë grup. Besoj në punën e trajnerit. Grupi është familjar”, shtoi Ademi.

Kosova e mbyll fazën e grupeve në Ligën D, Grupi 3 me 14 pikë të grumbulluara, Azerbajxhani me nëntë, Ishujt Faroe me pesë pikë dhe Malta me tre.