Momenti i shpërthimit në Bejrut e zuri gazetaren e BBC-së duke realizuar një intervistë (VIDEO)

Momenti i shpërthimit në Bejrut e zuri gazetaren e BBC-së duke realizuar një intervistë (VIDEO)

Shpërthimi që ka ndodhur në kryeqytetin e Lebanonit, në Bejrut, e që la mbi 100 të vdekur e mijëra të tjerë të lënduar, e ka zënë gazetaren e BBC-së atje në mes të një interviste.

Raportuesja e BBC-së në Bejrut, ishte duke intervistuar, Faisal Al-Aseel, menaxher i projektit në Agjencinë marokene për Energji të Qëndrueshme, kur ndodhi shpërthimi, njofton Insajderi.

Në pamjet që ka lëshuar BBC, shihet gazetarja tek rrëzohet nga tavolina e saj, nga forca goditëse e valës së shkaktuar nga shpërthimi.

BBC njofton se gazetarja është në gjendje të mirë me lëndime të lehta./Insajderi.com