Momenti kur arrestohet Dardan Krivaqa – i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

Momenti kur arrestohet Dardan Krivaqa – i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

Pas arrestimit të Dardan Krivaqës në një fshat të Ferizajt, kanë dalë pamje të momentit kur i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., është kapur ai, transmeton Insajderi.com.

Fotografia e publikuar nga momenti i arrestimit të Krivaqës tregon se si shihet ai i shtrirë përtokë teksa është ndaluar nga dy persona të cilët nuk kanë unformë të policisë.

I dyshuari për vrasjen e ferizajases M.O., ka qëndruar në arrati për dy ditë, teksa sot është arritur të kapet nga organet e rendit rreth orës 12:00 në një fshat të Ferizajt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . Ai po shoqërohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.

Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur. /Insajderi.com