
Heung-min Son ka marrë lajmin e keq pas kualifikimit të Tottenhamit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Koreani Son, ishte heroi i Tottenhamit në dy ndeshjet, me tri gola në dy përballjet gjysmëfinale, shkruan Insporti.
City fitoi 4:3 në ndeshjen e dytë, por u kualifikua në katër më të mirat falë golave të shënuar si mysafir.
Son, që e kishte shënuar golin e vetëm dhe të fitores në çerekfinalen e parë në ‘Tottenham Hotspur’ stadium, në ‘Etihad’ shënoi dy gola brenda vetëm tre minutave (7′ dhe 10′).
Por, lajmi i keq për të dhe ekipin e Pochettinos, është se 26-vjeçari nuk do të luajë në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Ajaxit.
Kjo për shkak të kartonit të verdhë, të cilin ai e mori në minutën e 48-të të ndeshjes.
Gazetari i Sky Sport të Gjermanisë, e informoi koreano-jugorin rreth suspendimit, ndaj të cilit ai reagoi me befasi.
“Nuk e paskam ditur!”, ishte reagimi i shkurtë i Son.
Ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Ajaxit, Tottenhami do ta zhvillojë në shtëpi, në ‘Tottenham Hotspur Stadium’. /Insporti.com
Heung-Min Son informed on German TV that he’s out suspended for the semi-final first leg.
Reaction: “I didn’t know!” pic.twitter.com/Qw4Uf5xJAK
— Archie Rhind-Tutt (@archiert1) April 17, 2019