Momenti kur hajnat grabisin lokalin në qendër të Prishtinës

Momenti kur hajnat grabisin lokalin në qendër të Prishtinës

Një lokal në qendër të Prishtinës ishte cak i hajdutëve të shtunën mbrëma. Dy persona të cilët nuk kishin madje as maska kanë arritur të hapin derën e lokalit, duke marrë kështu disa gjëra që gjendeshin brenda.

Në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës një grabitje ndodhi në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të objektit të Qeverisë.

Dy persona të cilët nuk kishin madje as maska kanë arritur të hapin derën e lokalit, duke marrë kështu disa gjëra që gjendeshin brenda.

Sipas pronarit të lokalit nga kjo grabitje i janë shkaktuar dëme të mëdha, ku është vjedhur arka si dhe 200 e 10 euro.

Sipas tij grabitësit nuk kanë arritur të marrin më tepër, pasi është aktivizuar alarmi dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, por që ende nuk dihet nëse kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar. /GazetaExpress