Momenti kur Ibrahimovici e befason shqiptarin që i shpëtoi 20 fëmijë në Suedi

Momenti kur Ibrahimovici e befason shqiptarin që i shpëtoi 20 fëmijë në Suedi

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit, Juventusit e shumë klubeve tjera, Zlatan Ibrahimovic, e ka befasuar shqiptarin nga Kosova, Fidan Bejta.

Fidan Bejta u shpall “Heroi i Vitit 2018 në Suedi”, i cili shpëtoi plot 20 fëmijë nga një sulm me thikë, raporton Insporti.

Teksa fëmijët luanin në një shesh lojërash, një grua i kishte ndjekur ata dhe tentoi t’i godiste me thikë.

Fale ndërhyrjes së Fidanit është bërë i mundur shpëtimi i 20 vogëlushëve dhe tani shqiptari do të nderohet edhe me titullin “Engjëlli mbrojtës”, nga shteti suedez.

Pas ngjarjes heroike, i riu shqiptar mori një mesazh inkurajues nga ylli suedez Zllatan Ibrahimovici.

Bejta u shokua me inkuadrimin e Ibrahimovicit nga Amerika.

“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, tha Ibrahimvoci në momentin kur Bejta mori çmimin.

“Ajo që bëtë nuk është diçka që secili do të guxonte të bënte”, shtoi ai.

Ibra ndër të tjera e ka ftuar shqiptarin që të shikojë një ndeshje të tij në MLS.

“Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, deklaroi Ibrahimovic. /Insporti.com

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu.