Momenti kur Njësia Speciale e arreston një shtetas të huaj në lagjen Kalabria

Momenti kur Njësia Speciale e arreston një shtetas të huaj në lagjen Kalabria

Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në Prishtinë, dhe njoftohet se është një i arrestuar.

Operacioni ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje. Dyshohet se janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për Insajderin se njësitet policore dhe ato speciale janë duke e realizuar operacionin.

Operacioni është duke u zhvilluar në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Ndërkaq, portali Koha.net ka publikuar një video ku shihen pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës duke e tërhequr të dyshuarin me pranga në duar jashtë ndërtesës ku e kishin arrestuar.

Për të parë videon: https://video.gjirafa.com/koha?video=aksion-policor-ne-prishtine-nje-i-arrestuar-1