Pasi shiti Neymarin te Paris Saint-Germain në gusht të vitit 2017, Barcelona ishte e vetëdijshme se duhej të transferonte një lojtar që do të mbushte zbraztirën e lënë nga sulmuesi brazilian.
Blaugranët eventualisht transferuan Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmundi.
Francezi pati një start të vështirë të jetës në “Camp Nou” duke mos përmbushur pritshmëritë e fansave me paraqitjet e tij “anemike”.
Sidoqoftë, ai në javët e fundit ka filluar ta dëshmojë veten dhe t’i justifikojë 130 milionët e shpenzuara në të.
Sulmuesi i shpejtë shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Barcës kundër Levantes në Copa del Rey të enjten mbrëma.
Kështu, ai qoi në pesë totalin e golave në tetë ndeshjet e fundit.
Por ishte një moment në veçanti – përveç golave – që i ngriti nga ulëset mbështetësit në “Camp Nou”.
Brenda pak sekondave, Dembele dribloi tre kundërshtarë me një lëvizje të jashtëzakonshme.
Mund të vërehet nga reagimi i turmës se ata ishin absolutisht të ngazëllyer nga ajo që panë.
Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/
— Best of Football (@BestofFootball8) January 17, 2019