Një burrë ka plagosur me thikë shtatë persona në rrugët e qytetit rus Surgut" />

Momenti kur polici rus qëllon për vdekje burrin, që plagosi me thikë shtatë persona në rrugë

Momenti kur polici rus qëllon për vdekje burrin, që plagosi me thikë shtatë persona në rrugë

Një burrë ka plagosur me thikë shtatë persona në rrugët e qytetit rus Surguta, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, kurse pas kësaj ngjarje të tmerrshme ka reaguar policia.

Në internet është shfaqur videoja rrëqethëse në të cilët shihet momenti kur policia i vihet pas sulmuesit, të cilin më pas e qëllojnë për vdekje me revole, transmeton Telegrafi.

Në video shfaqet sulmuesi i cili tenton të ikë nga policia, por në një moment rrëzohet për tokë kur qëllohet nga pas me revole.

Autenticiteti i videos së publikuar në internet nuk është konfirmuar, kurse komiteti për siguri i Rusisë ka bërë të ditur se “një burrë i paidentifikuar” kishte vrapuar rrugëve të qendër së qytetit Surgut duke sulmuar këmbësorët me thikë.

Sipas tyre ekziston mundësia që sulmuesi të ketë pasur probleme psikike.