Momenti kur Thaçi shtrëngon duart me Vuçiqin dhe injoron Dodikun

Momenti kur Thaçi shtrëngon duart me Vuçiqin dhe injoron Dodikun

Në Samitin e Brdo Brijuni në Tiranë, ku po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, kanë shtrënguar duart presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, nga atje, raportohet se Thaçi e injoroi Milorad Dodikun.

Tashmë i kanë shtrënguar duart presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Krejt kjo ndodhi në prani të shefes së BE-së, Federica Mogherini.

Por Thaçi e ka injoruar totalisht Milorad Dodikun, i cili është një kundërshtar i pashoq i pavarësisë së Kosovës.