Momenti kur Trump i bënë të qeshin me zë të pranishmit në sallën e OKB-së

Momenti kur Trump i bënë të qeshin me zë të pranishmit në sallën e OKB-së

Gjatë fjalimit të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan Donald Trump, i ka bërë liderët botëror që ishin të pranishëm në sallë të qeshin me zë.

Trump gjatë fjalimit të tij ka deklaruar se gjatë administrimit të tij prej dy viteve e gjysmë, ka bërë punë më se çdo administratë tjetër në SHBA, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa lexonte rreshtat e shkruar ai tha se është më se e “vërtetë”, duke bërë kështu të pranishmit të qeshin me zë, por ai iu bashkëngjit atyre duke thënë se “një reagim të tillë nuk e kishte pritur”.

Vitin e kaluar Kombet e Bashkuara, dhe presidenti amerikan kishin goditur rëndë me sanksione Korenë e Veriut. Por, tani ai tha se “raketat më nuk janë duke fluturuar në çdo drejtim”.

“Dua ta falënderojë Kim Jong-un për veprimet e ndërmarra pas takimit tonë”, ka shtuar Trump, megjithatë ka pranuar se Koreja e Veriut ka edhe shumë punë tjera për t’i bërë.