Video nga momenti kur Veseli e pyet yllin e Kosovës ‘a ti je ai që po lëvizë shumë a’

Video nga momenti kur Veseli e pyet yllin e Kosovës ‘a ti je ai që po lëvizë shumë a’

Kosova sot ka zhvilluar stërvitjen e parë, pas grumbullimit në “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja “Dardane” luan dy ndeshje gjatë këtij muaji, fillimisht më 21 mars takohet me Danimarkën (miqësore), derisa katër ditë më vonë pret Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020”, raporton Insporti

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ishte “mysafiri” i befaishëm në stërvitjet e Kombëtares sot.Ai ndau një moment interesant me talentin, Edon Zhegrovës të cilit i thotë: “Ti si zhiva a? Djalë i ri, du-du-du, a ti je qaj që po lëvizë shumë a?”

Zhegrova, paksa i hutuar, lëvizë kokën para se të lëshojë një buzëqeshje të lehtë.

Insporti ju sjellë momentin interesant në video