Arsenali ka triumfuar me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë të fazës së eleminimit direkt të Europa Leagues, duke kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira.
“Topçinjtë” fillimisht kaluan në epërsi me anë të një autogoli nga Zakhar Volkov në minutën e katërt, para se Shkodran Mustafi të dyfishonte shifrat në minutën e 60-të, derisa Sokratis i dha goditjen përfundimtare bjellorusëve, duke realizuar në minutën e 60-të.
Granit Xhaka u shpall “Njeriu i Ndeshjes” nga “Woscored”, pasi asistoi në dy golat e fundit të Arsenalit.
Përveç asistimeve, Xhaka gjithashtu u përfshi edhe në një kacafytje me futbollistin serb të BATE-s, Bojan Debasic.
Incidenti ndodhi pas një ndërhyrje të ashpër të serbit. Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/
92nd minute of the game your player goes down and on Comes Daddy Xhaka to the rescue
Oh Captain! My Captain ❤️ pic.twitter.com/HrnoPjWZ6Z
— Arsenal Editor (@Arsenal_Editor) February 21, 2019