Momenti kur ylli i Ajaxit bën iftar në mes të ndeshjes (VIDEO)

Momenti kur ylli i Ajaxit bën iftar në mes të ndeshjes (VIDEO)

Yjet e Ajaxit, Nusair Mazraui dhe Hakim Zieh, teksa i përkasin besimit mysliman, kanë filluar edhe të agjërojnë në muajin e Ramazanit, që tashmë ka filluar.

Edhe mbrëmjen e sotme, në takim ndaj Tottenhamit, ata ishin duke agjëruar, dhe pritën minutën e 21-të të ndeshjes, kur ishte hapur edhe ora që mund të konsumonin ushqim.

Kamerat kapën Mazrauin në një moment të lojës, që po konsumonte diçka, për të marrë ndonjë energji më tepër, teksa gjatë ditës nuk kishte konsumuar./Insporti