Momenti që mund t’ju ketë ikur – trajneri i Cardiffit me gjyqtarët

Momenti që mund t’ju ketë ikur – trajneri i Cardiffit me gjyqtarët

Trajneri i Cardiff Cityt, Neil Warnock, ka bërë një veprim të çuditshëm pasi skuadra e tij u mund nga Chelsea në xhiron e 31-të të Premier Ligës.

Cardiffi u mund në shtëpi 2:1, me dy golat e Chelseat që erdhën në shtatë minutat e fundit të ndeshjes.

Goli i parë i Cesar Azpilicuetas në minutën e 84-të ishte shënuar nga pozita jashtë loje.

Kjo shtyri reagimin e Warnockut që në fund të takimit shkoi në mes të fushës afër gjyqtarëve të ndeshjes dhe vetëm i shikonte.

Kjo humbje ia rrezikon edhe më shumë Cardiffit mbijetesën. Me shtatë ndeshje deri në fund, ekipi nga Uellsi është pesë pikë prapa ekipeve që mbijetojnë.