Mbrëmë në  qytetin Iserlohn të Gjermanisë është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka godi" />

Foshnja dy-muajshe në vendin ku i dyshuari kosovar ia vrau nënën dhe shoqëruesin në Gjermani

Foshnja dy-muajshe në vendin ku i dyshuari kosovar ia vrau nënën dhe shoqëruesin në Gjermani

Mbrëmë në  qytetin Iserlohn të Gjermanisë është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka goditur me thikë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.

Mediat gjermane kanë shkruar se dorasi dyshohet të jetë kosovar. Ndërkaq sot, nga mediat lokale në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, janë dhënë detaje nga kjo vrasje që po cilësohet si vrasje e dyfishtë, shkruan Gazeta Insajderi.

IKZ-online.de, ka raportuar se një gruaja e vrarë ka lënë pas një foshnje dy muajsh. Kundër të dyshuarit kosovar rasti po hetohet si vrasje e dyshimtë, pasi që, ky i fundit vrau edhe shoqëruesin e ish-gruas së tij.

Në kohën e krimit, foshnja ishte në automjetin e nënës. Sipas autoriteteve, vajza u dërgua në spital pa dëmtime dhe tani është nën kujdestarinë e zyre se mirëqenies së fëmijëve. Kjo gazetë ka raportuara se autopsia tregoi se të dy viktimat vdiqën nga dëmtimet e shumta për shkak të dhunës së rëndë. Sipas hetuesve, arma e vrasjes ishte një thikë kuzhine, të cilën e kapën në vendin e krimit.

Sipas dëshmitarëve të rastit, të cilët kanë dëgjuar klithma duke thënë thirrni policinë, thuhet se i dyshuari për vrasje qëndroi në vendin e krimit me qetësi të plotë.

“Në një moment, vrasësi i përgjakur me qetësi u ul midis vendit të biçikletave sikur të kishte bërë punën e tij”, ka thënë një pronar i dyqanit të lotove aty ku ndodhi vrasja./ Insajderi.com