
Sot me fillim nga ora 20:45 do të rikthehet përsëri gara më e vlefshme në garën e futbollit në nivelin e klubeve, Liga e Kampionëve.
Monaco do të ketë mision tejet të vështir në ‘Juventus Stadium’ ku nëse dëshiron kualifikimin për në finale të Ligës së Kampionëve i duhet të përmbys rezultatin 2 me 0 nga ndeshja e parë.
Dy super sulmuesit e Monacos, Radamel Falcao dhe Kylian Mapp, që po kalojnë nëpër një formë të mirë do të kenë të vështirë sonte pran mbrojtës së Juventusit që golin e fundit në Ligën e Kampionëve e kanë pësuar me 22 nëntor të vitit të kaluar kundër Sevilas takim ky që përfundonte 1 me 3 në të mirë të Juventusit.
Monacos i duhet një fitore 3 me 0 nëse dëshiron kualifikimin për në finale, përderisa në rast të përfundimit të rezultatit 2 me 0 në favor të francezeve, shtesat do të vendosnin për finalistin e parë të Ligës së Kampionëve.
Te dy skuadrat pritët të kenë në dispozicion futbollistët kryesor të tyre për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve, atje ku do të përballën me fituesin ndërmjet Real Madrid dhe Atletico Madrid ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër./Insajderi.com