fbpx

Monego nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB!

Monego nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB!

Punësimi është sfida më e madhe e të rinjëve në Kosovë, sidomos atyre që janë në përfundim apo sapo kanë përfunduar studimet. Megjithatë, bizneset e reja shihen si mundësi e mirë punësimi për të rinjtë dhe poashtu faktor kyç i zhvillimit ekonomik. Me gjithë vështirësitë në tregun e punës, Monego ofron një mundësi të reja dhe kushte moderne të punës, për të rinjtë të shkathtë për ekonominë e re digjitale të cilën Monego po e udhëheq në Kosovë.

Gjithmonë në kërkim të të rinjëve, të shkathët, entuziast dhe energjik Monego dhe Kolegji AAB inicojnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila marrëveshje studenteve të AAB ua mundëson punën praktike në profesionin e tyre dhe mundësinë e punësimit në Monego. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ilir Krasniqi, drejtor i operacioneve në Monego dhe nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, profesor Shaip Bytyqi.

“Ekipi i Monego është gjithmonë në përkrahje të studentëve dhe punësimin e tyre. Duke llogaritur që ne në baza mujore punsojmë rreth 15 punetorë të rinj në Monego, gjithmonë jemi në kërkim të kuadrove të reja. Kompania jonë ka plane të mëdha në rritjen dhe zgjërimin në treg dhe kjo kërkon punësim të vazhdueshëm të të rinjëve energjik dhe ambicioz.”, deklaroi Anesa Ramaxhiku, Menaxhere e Burimeve Njerezore.