Moneta- MoneyGram zgjeron rrjetin e biznesit në dyqanet e Meridian Express  

Kompania lidere në Kosovë për dërgim dhe pranim të parave dhe kryerjen e të gjitha llojeve të pagesave Moneta-MoneyGram sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rrjetin e dyqaneve Meridian Express.

Moneta- MoneyGram zgjeron rrjetin e biznesit në dyqanet e Meridian Express  

Prej sot të gjithë klientët e Moneta-MoneyGram do t’a kenë edhe më të lehtë qasjen në shërbimet që ofron kjo kompani përmes marrëveshjes me rrjetin e dyqaneve Meridian Express. Ky është vetëm fillimi i një marrëveshje të frytshme afatgjate në mes të këtyre dy kompanive.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes prezent ishin drejtori ekzekutiv i Meridian Express, z. Agon Gashi dhe drejtori ekzekutiv i Moneta-MoneyGram, z. Arben Ferri. Ky i fundit potencoi se kjo marrëveshje është vetem fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë gjithmonë duke e pas parasysh qëndrimin më afër qytetarëve dhe duke ju ofruar qasje të shpejtë në shërbimet e Moneta-MoneyGram.

Për fillim shërbimet e Moneta-Moneygram do të ofrohen në tri pika të dyqaneve të Meridian Express, atë në Rrugën B, lagjen Arbëria dhe lagjen Emshir (afër Universitetit UBT), në qytetin e Prishtinës. Të gjitha këto pika janë në shërbim të klientëve nga ora 08:00 deri në orën 22:00, gjatë gjithë javës.

Z.Ferri dhe  z.Gashi premtuan se gjatë muajve në vijim do ta zgjerojnë rrjetin e bashkëpunimit edhe në pika tjera të Meridian Express në gjithë Kosovën e që lokacioni i radhës pritet të jetë në lagjen Marigona Residence.

Duhet cekur se Moneta- MoneyGram vepron në më shumë se 150 pika në gjithë Kosovën dhe se ky bashkëpunim është më se i mirëseardhur për të gjithë qytetarët dhe klientët e kësaj kompanie.