Monitorim 40 orësh – policia kap 10 ton hashash

Monitorim 40 orësh – policia kap 10 ton hashash

Policia italiane ka sekuestruar 10 ton hashash në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë.

Në pranga janë vënë 9 persona, anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vendeve të ulëta.

Operacioni i policisë italiane ka monitoruar për 40 orë rresht anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.

Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit.

Në portin e Catanias autoritetet italiane do të mbajnë një konferencë shtypi ku do të zbardhin detajet e këtij operacioni./ora news/