Monologu ishte kërcënim për Trump-in? Komediani thotë se u investigua nga Shërbimet Sekrete

Monologu ishte kërcënim për Trump-in? Komediani thotë se u investigua nga Shërbimet Sekrete

Komediani i njohur, John Mulaney thotë se u investigua nga Shërbimet Sekrete, pasi bëri një shaka që të gjithë e morën si një kërcenim ndaj presidentit Donald Trump, njofton Fox News, transmeton Insajderi.

Mulaney moderoi një nga shfaqjet më të ndjekura në Amerikë, “Saturday Night Live” dy herë brenda këtij viti.

Së fundmi në një intervistë për “Jimmy Kimmel Live”, komediani zbuloi se ai u investigua nga Sherbimet Sekrete të ShBA-së, për një shaka që bëri herën e parë kur moderoi shfaqjen e lartpërmendur këtë vit.

“Në shkurt të këtij viti, bëra një shaka që nuk kishte lidhje me Donald Trump-in”, shpjegoi komediani. “Shaka ishte për vitin e brishtë, dhe se si viti i brishtë ishte nisur nga Jul Çezari, dhe një gjë që ndodhi me Çezarin ishte se ai u ther me thikë për vdekje nga një mori senatorësh sepse ai ishte çmendur. Dhe, thashë se kjo ishte interesante”.

Nodnëse komediani nuk përmendi me emër presidentin, nuk deshi shumë mend që të kuptohej.

Ai i tha Kimmel-it që shpejt pa monologut të tij, mori një telefonatë nga Shërbimet Sekrete ku informuan ata se po e investigonin si rezultat i asaj shakaje.

Mulaney tha e agjentët me të cilët ai foli e kuptonin bukur mirë faktin se ai nuk ishte një kërcënim i mirëfilltë për askënd. /Insajderi.com