Montolivo kritikon Milanin për shitjen e Locatellit

Montolivo kritikon Milanin për shitjen e Locatellit

Ish-futbollisti i Milanit dhe Italisë Ricardo Montolivo kritikon klubin “kuqezi” për kthimin e 22 vjeçarit Manuel Locatelli te Sassuolo, ku po bën paraqitje mjaftë të mira këtë sezon në Serie A, njofton Insajderi.

Në një prononcim të fundit për “Corriere dello Sport”, Montolivo shpreh keqardhjen për mbylljen e aventurës së Locatellit në “San Siro” pasi tashmë ai po rritet në mënyrë eksponenciale.

“Më erdhi shumë keq që lanë duart kaq keq me të. Ne ishim shokë skuadre. Isha unë që e këshillova për përvojën te Sassuolo. Locatelli po rritet në mënyrë eksponenciale”, deklaroi Montolivo.

Locatelli luajti me Milanin në sezonet 2015-2018, por vitin e kaluar u shit te Sassuolo pasi u huazua në sezonin 2018-2019. /Insajderi.com