Moon: Situata në mes Koresë Veriore dhe SHBA nuk është në favor të Phenianit

Negociatat e SHBA dhe Koresë Veriore janë në ngecje sepse Uashingtoni kërkon nga Pheniani të heqë dorë nga arsenali nuklear, derisa Koreja Veriore kërkon heqje të sanksioneve ndërkombëtare.

Moon: Situata në mes Koresë Veriore dhe SHBA nuk është në favor të Phenianit

Presidenti i Koresë Jugore Moon Jae-in ka thënë se negociatat e ndërprera mbi denuklearizim dhe rritja e paradokohshme e tensioneve në mes të SHBA dhe Koresë Veriore nuk shkojnë në favor të Phenianit, është kumtuar nga zyra e tij.

Gjatë takimit me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin, Moon ka thënë se shpreson se dy fqinjët do të bashkëpunojnë më ngushtë në mënyrë të ndihmojnë rinisjen e negociatave të dedikuara për ndërprerje të programeve nukleare dhe raketore të Koresë Veriore.

Xi ka thënë se do të “luaj rol udhëheqës” së bashku me Moon në mënyrë që marrëdhëniet bilaterale t’i sjellin “në nivelin më të lartë”, ka publikuar Reuters.

Negociatat në mes SHBA dhe Koresë Veriore janë në ngecje sepse Uashingtoni po kërkon që Pheniani të heqë dorë nga arsenali i tij nuklear dhe testimeve të raketave, derisa Koreja Veriore po kërkon qasje progresive, e cila përfshinë shfuqizim të menjëhershëm të së paku një pjese të sanksioneve ndërkombëtare të cilat po bëjnë presion në ekonominë e saj.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un po rrezikon të humbë “gjithçka” nëse vazhdon me armiqësi dhe se Koreja Veriore është e detyruar të denuklearizohet.

Trump dhe Kim janë takuar tri herë prej majit 2018, por nuk është arritur përparim në arritje të marrëveshjes./Insajderi.com.