![Morata e Hazard, “makthi” i mbrojtësve këtë edicion në Premierligë [Foto]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/morata-edenn-730x440.jpg)
Alvaro Morata e Eden Hazard, janë dyshja më e frikshme aktualisht në Premierligë.
Dyshja e Chelseat, ishte vendimtare në fitoren e ‘Bluve’ në fundjavë ndaj West Bromit, në fitoren e thellë prej 4:0 në udhëtim.
Morata e Hazard dëshmuan edhe njëherë se janë çelësi i suksesit të Chelseat, jo vetëm këtë edicion por edhe në vitet në vazhdim.
Hazard shënoi dy gola dhe Morata një, në fitoren e thellë prej 4:0, ku skuadra e Antonio Contes u ngrit përkohësisht në pozitën e dytë në tabelë.
Morata u transferua nga Reali në verë për 60 milionë funte, derisa deri tani ka shënuar tetë gola dhe ka katër assite, në 11 paraqitjet e para me kampionin anglez.
Edicionin e shkuar, Chelsea arriti 25 pikë në 11 ndeshje të luajtura, derisa tani e ka bërë me vetëm një ndeshje më pak të zhvilluar, që do të thotë se ka vetëm tri pikë më pak në këtë periudhë se sa sezonin e kaluar, ku arriti të shpallej kampion në Premierligë.
Por, përderisa Hazard e Morata të jenë në formë, nuk do të jetë surprizë nëse Chelsea fiton titull të madh edhe këtë edicion. /Insajderi