Morena Taraku argëtohet me reperin e famshëm botëror

Morena Taraku argëtohet me reperin e famshëm botëror

Prej kohësh këngëtarja e njohur Morena Taraku është larguar në Stamboll ku edhe ka nisur jetën e saj atje.

Morena ka publikuar disa video ku shihet duke ndjekur nga afër koncertin e reperit të famshëm botëror, Tyga,  i cili është edhe ish i dashuri i Kylie Jenner. Siç shihet dhe nga pamjet ajo po e shijon në  maksimum performancën e tij, ndërkohë që shihet shumë afër tij.

Kujtojmë që pak kohë më parë, pasi i kishte dhënë fund lidhjes me miliarderin iranian, Morena nëpërmjet një fotoje ku shfaqet me unazë diamanti la të kuptohej se është fejuar.