Moriba: Muajt ​​e fundit kanë qenë më të vështirat e jetës sime

Moriba: Muajt ​​e fundit kanë qenë më të vështirat e jetës sime

U konsiderua si njëri ndër talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit, por aventura e Illaix Moribas me Barcelonën nuk zgjati shumë.

Ani pse është vetëm 18 vjeçar, Ronald Keaman pati besim të madh tek ai dhe e inkuadroi në disa ndeshje kampionale në sezonën e kaluar, duke i dhënë sinjale që do ishte futbollist i rëndësishëm për të ardhmen, shkruan Insajderi.com.

Paraqitjet e mira me katalunasit bënë që ekipi gjerman, Leipzig të interesohej për kartonin e tij që kushtonte 15 milionë euro. Duke shfrytëzuar gjendjen e dobët ekonomike nëpër të cilën po kalojnë katalunasit, gjermanët i ofruan pagë më të lartë e cila u pranua menjëherë nga futbollisti në fjalë.

Keshtu, Leipzigu e kompletuan transferimin e tij duke paguar 15 milionë euro, pasi Moriba kishte vetëm një vit të mbetur në kontratë.

E, ky transferim i tij tek gjermanët, po cilësohet nga fansat e ekipit katalanas si “tradhëti” e Illaix, ndaj ekipit ku ai u rrit si futbollist.

Në një interviste të dhënë për mediat germane, ai ka treguar se ka pranuar shumë mesazhe negative në rrjetet sociale dhe se ditët e fundit ishin tejet të vështira për të.

“Muajt ​​e fundit kanë qenë më të vështirat e jetës sime, kemi marrë mesazhe negative, por kemi mundur të durojmë për të qenë këtu, unë nuk i meritoja ato mesazhe. Unë gjithmonë do ta kem Barcelonën në zemrën time, i uroj Barcelonës dhe të gjithë lojtarëve të rinj më të mirën, veçanërisht Ansu, kam parë që ata i kanë dhënë numrin 10 dhe ai është i duhuri për ta marrë dhe dhënë i uroj atij më të mirat” tha mesfushori 18 vjeçar.

Përveç ndërrimit të ekipit, ai ka vendosur që të mos luajë më as për kombëtaren spanjolle dhe dëshiron të përfaqësojë vendlindjen e tij, Guinenan./Insajderi.com