“Mos e lironi Djordjevicin” – Familja Bytyqi u shkruan letër Thaçit e Vuçiqit

“Mos e lironi Djordjevicin” – Familja Bytyqi u shkruan letër Thaçit e Vuçiqit

Familja Bytyqi u ka shkruar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, për të bllokuar lirimin më të hershëm të Vlastimir Djordjevic.

Vlastimir Djordjevic dyshohet se e di vendndodhjen e varreve masive shtesë si dhe rastin e vëllezërve Bytyqi.

Fushata e familjes së mbijetuar e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit, po vjen tani për bllokimin e daljes nga burgu të Djordjevic-it, pasi ky i fundit është kualifikuar për lirimin e parakohshëm nga burgu.

Sipas familjes është koha që presidenti serb Vuçiq të reflektojë, pasi ky i fundit i kishte premtuar se do ta zgjidhë rastin e vrasjes së vëllezërve të tij dhe është koha që ai ta mbajë fjalën.

“Për shumë vite, presidenti Vuçiq më ka premtuar mua dhe familjes time se ai do të zgjidhë vrasjet e vëllezërve të mi dhe tani mund të fillojë t’i tregojë botës se ai është një njeri i fjalës së tij duke ndërmarrë veprime të fuqishme me Vlastimir Gjorgjeviqin tani”, shkruhet në letrën e familjes Bytyqi.

Ilir Bytyqi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë me shpejtësi për të sjellë drejtësinë për vëllezërit e tij dhe gjithë të zhdukurve të tjerë.

“Ne kemi qenë të nderuar nga shumë përpjekje që presidenti Thaçi dhe Qeveria e Kosovës kanë bërë për të nderuar vëllezërit e mi. Kosova tani ka një mundësi unike për të ndërmarrë veprime konkrete për të bërë premtimin e vërtetë të paqes, mbylljes dhe drejtësisë për familjen tonë dhe familjet e të zhdukurve. Ne e nxisim që të veprojë me shpejtësi”, ka thënë ai.