“Mos e prek kullën”, rikthen Mimozën të nervozuar në Gjakovë

“Mos e prek kullën”, rikthen Mimozën të nervozuar në Gjakovë

Dita e sotme në Gjakovë ka filluar me protestë për shkak pakënaqësisë qytetare ndaj ndërhyrjes që planifikohet të bëhet pranë kullës së Sylejman Vokshit.

Me moton “Mos e prek kullën”, shoqëria civile bën thirrje që të mos ketë ndërtesa shumëkatëshe në afërsi të Kullës e cila është një pasuri historike e zonës.

Sipas protestuesve nëse do të ndërtohen kulla shumëkatëshe, kjo ndërtesë historike rrezikon të shembet dhe të prishet.

Protesta u zhvillua para objektit të Kuvendit komunal të Gjakovës.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Gjakovës, ku po diskutohej çështja e shpronësimit prezente ishte edhe ish e para e Komunës së Gjakovës, njëherit deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila , e cila u përplas me fjalë me të pranishmit duke i akuzuar për mos-qeverisje të mirë.

Për shkak të tonit të nervozizmit anëtarët e pranishëm kërkonin nga sigurimi që ta nxjerrnin jashtë.

Kusari-Lila ishte e shoqëruar nga deputetja Arbërie Nagvci.

Në vazhdim ju sjellim videon, ku shihet e nervozuar deputetja Kusari-Lila.