fbpx

“Mos ji kurrë as grua as nënë as bijë e askujt, po s’qe së pari njeri”

“Mos ji kurrë as grua as nënë as bijë e askujt, po s’qe së pari njeri”

Kur dikush te kerkon bukë
ndaje koren e fundit me te bija ime
me mire te jeni bashke pak te uritur
se te ngopesh vetem

kur dikush ta lyp nje pike uje ne ore zori
shpije te pusi i oborrit nen man
ka vite qe eshte prere ajo peme e vjetër
por hija i bën ende fllad

kur dikush ta fyen njerezillekun bija ime
prishi krejt urat digji tërë anijet
mos ji kurre as grua as nenë as bijë e askujt
po s’qe së pari njeri

Shqiptar Oseku – Poezi