Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës në kohë të koronavirusit ka reaguar ndaj ish-kryetari të kësaj komune, Pal Lekaj, shkruan Insajderi.
Përmes një reagimi në Facebook, përfaqësues të këtij spitali kanë kërkuar që klasa politike të qëndrojnë sa më larg Institucioneve Shëndetësorë, krejt kjo pas një vite që Lekaj u bëri sot në orët e mbrëmjes.
“NUK kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot, respektojeni ligjin e emergjencave”, thuhet mes tjerash
Reagimi i plotë:
Të nderuar politikanë,
Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë e kësaj apeloj të klasa politike të qëndrojnë sa më larg Institucioneve Shëndetësorë. Kemi nevojë për maska, mantilla, dezificent për duar, NUK kemi nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot, respektojeni ligjin e emergjencave.
Zyra për informim
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë
Shkrimi i Pal Lekajt: