“Dua të të bëj të lumtur” për këtë sezon në Top Chanel, nën drejtimin e Arbana Os" />
Rozë apo blu?

Mos ndoshta kjo surprizë zbuloi gjininë e bebit të Arbana Osmanit?

Mos ndoshta kjo surprizë zbuloi gjininë e bebit të Arbana Osmanit?

Data 27 qershor, shënoi edicionin e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” për këtë sezon në Top Chanel, nën drejtimin e Arbana Osmanit.

E në këtë edicion më të veçantë se tjerat, surprizat për moderatoren nuk munguan, njofton Insajderi.

Përveç një kamere të fshehtë që stafi kishte përgatitur për Arbanën, ata i kishin rezervuar edhe një dhuratë për bebin që do të vijë së shpejti në jetë.

Në videon e surprizës përfshihet një moment, ku Arbana shfaqet duke hapur një kuti në të cilën janë disa rroba për bebin – dhe ajo që bie në sy janë rrobat e vogla me ngjyrë blu.

Kulturalisht e dimë se ngjyra blu simbolizon një bebe me gjininë mashkull.

Për më tepër ajo kishte zgjedhur një ngjyrën “baby blue” për manikyrin e saj. A po mos ndoshta tani po analizojmë më thellë se që duhet? Gjithsesi moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë.

Moderatorja e dha lajmin se është në pritje të ëmbël pak muaj më parë, në ditëlindjen e partnerit të saj. Megjithatë, Arbana është treguar e rezervuar për këtë periudhë duke mos folur pothuajse fare publikisht, e aq më pak për gjininë  e bebit që po pret. /Insajderi.com