Artikull i Sponsorizuar

“Mos shkoni me i ndërtu qytetet tjerëve” – Dauti flet për liberalizim

“Mos shkoni me i ndërtu qytetet tjerëve” – Dauti flet për liberalizim

Ka kohë që Dauti po i drejtohet qytetarëve rregullisht me postime në rrjete sociale. ‘Zani yt’, sic quhet ai tani në botën e internetit, këtë herë flet për liberalizim.

 

‘Jam për liberalizim, jam për lëvizje të lirë…’, thotë ai në fillim të postimit të tij në Facebook. ‘Për me shku, me i vizitu kryeqytetet e Evropës e me i ndërtu ato këtu… E jo me jep njerëz prej këtu, për me shku e me i ndërtu qytetet tjerëve.’, thotë ai në vazhdim të postimit të tij.

Në vitet që po lëmë pas, numër i madh i qytetarëve të Kosovës i ishin drejtuar Hungarisë në mënyrë ilegale, për të vazhduar më tutje në shtete të ndryshme në Evropë.

‘Unë, zani yt, ta jap fjalën që njerëzit nuk kanë me shku e me bredhë untë nëpër botë, por do ta kenë një mirëqenje dhe do të jetojmë me integritet në vendin tonë.’, thotë Dauti në postimin e tij, ndiqeni të plotë:

https://youtu.be/xrb4vSskHdU