“Mos të na ndodhë si në Kosovë” – eskalon debati mes Nanos dhe Naços

“Mos të na ndodhë si në Kosovë” – eskalon debati mes Nanos dhe Naços

Një koment i imamit Elvis Naço lidhur me gratë, ka shkaktuar mjaft debate në Shqipëri.

“Femra duhet të ketë kujdes, duhet të bëjë të gjithë teorinë e saktë që bashkëshorti të mos hapë sytë jashtë shtëpie. Duhet t’i zbukurohet, duhet të jetë afër tij…

Nëse bashkëshortin e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë.

Femra, ka shkuar një femër 120 kilogramë, eh ka mbaruar familja… S’e kam mbajtur veten këto kohë, mos e vrit mendjen se mbajnë veten femra jashtë familjes, mos u mërzit…”, -deklaroi ai.

Ndërsa, mbrëmjen e sotme, ka pasur tensione mes analistit dhe gazetarit Mustafa Nano dhe imamit Elvis Naçi, të cilët kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Opinion’ për të diskutuar lidhur me këto deklarata.

Ka qenë Naçi, i cili i është drejtuar Nanos se ai ka deklaruar se “myslimanët e devotshëm do t’i vënë flakën Shqipërisë”.

Por, ai ka reaguar ashpër, duke e quajtur imamin “injorant që po i tregonte detin”.

Ja transkriptimi i bisedës:

Imami: Jo shumë larg ti ke thënë, myslimanët e zellshëm mund ti vënë flakën këtij vendi.

Nano: As se mbaj mend fare.

Imamai: Nuk e mban mend se flet shumë ti prandaj. Çdo tekst që vjen për femrat është i vlefshëm edhe për meshkujt do ta dish këtë nga islami.

Nano: Këtë e thua ti, nuk thuhet në Kuran kjo gjë, gënjen.

Imami: Këtej e tutje të vij Mustafa Nano ta mbaj ligjëratën unë nuk flas më. Nuk po më lejon të flas dy gjëra që i di.

Nano: Ca më tregon mua ti, je copë injoranti komplet.

Imami: Mustafa të lutem, ke thënë aq broçkulla për islamin sa se ke idenë.

Fevziu: Se mos na ndodhi si në Kosovë. Qetësohuni!

Imamai: Jo jo, nuk e kuptova pse u nxeh …