Moska pretendon se ka penguar një sulm terrorist

“Tre ekstremistë të cilët kanë përgatitur sulm terrorist janë likuiduar gjatë një operacioni antiterrorist i Shërbimit rus të Sigurisë në Ekaterinaburg”, pretendon agjencia ruse e lajmeve TASS.

Moska pretendon se ka penguar një sulm terrorist

“FSB e Rusisë ka penguar një sulm terrorist dhe ka likuiduar tre ekstremistë”, thuhet në kumtesën e Komitetit Kombëtar rus të Antiterrorizimit.

“Në vendin e intervenimit FSB ka gjetur armatim, municion dhe pajisjet të improvizuara shpërthyese”, pretendohet në kumtesë./Insajderi.com.