Mosmarrëveshje për parking, 66-vjeçari kërcënon 79-vjeçaren në Brezovicë

Mosmarrëveshje për parking, 66-vjeçari kërcënon 79-vjeçaren në Brezovicë

Policia e Kosovës njofton se të hënën mbrëma ka arrestuar një person në vendin e quajtur “Zona e vikendit” në Brezovicë.

Sipas njoftimit, i dyshuari inicialet SH.D 66 vjeçar, ka viktimën me inicialet F.D 79 vjeçare.

“Deri te ky incident kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./Insajderi.com