Para disa minutash në Mitrovicë është shtënë me armë zjarri. Nga kjo gjuajtje nuk është lënduar askush përderisa dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje për parkimin e dy veturave.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga policia në Mitrovicë, Avni Zahiti. Ai tha se arma është konfiskuar dhe në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
“Sot ka pas një shkrepje arme në rrugën “Hasan Prishtina”, policia e kanë gjet një armë aty në vendin e ngjarjes, dyshohet që pronaret e dy veturave kanë pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu aty, të lënduar nuk ka”, ka thënë Zahti. /Insajderi.com