Mot i ndryshueshëm këtë javë

Mot i ndryshueshëm këtë javë

Me mot të ndryshueshëm do të nisë java e fundit e gushtit. Me vranësira, shi dhe intervale me diell, do të përballet vendi gjatë kësaj jave.

Gjatë ditës së sotme mëngjesi do të jetë me vranësira, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë edhe reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Situatë meteorologjike kjo që do të mundësojë rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve.

Mot i njëjtë do të mbizotërojë edhe të martën. Mirëpo nga dita e mërkurë sërish në vendin tonë do të jetë mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Indeksi UV nga dita e mërkurë sërish do t’i ketë vlerat e larta, andaj udhëzimet e IKSHP janë të dobishme për gjitha shtresat e popullatës, me theks të veçantë për ata që kanë sëmundje kronike.