Mot i ndryshueshëm në Kosovë

Mot i ndryshueshëm në Kosovë

Moti në vendin tonë edhe sot do të jetë i paqëndrueshëm, njofton Insajderi.

Në mëngjes do të jetë mot i nxehtë dhe me diell por do të ketë edhe vranësira.

Ndërsa pasdite pritet të ketë ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 30C, e në vise malore 12 deri 23C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8./Insajderi.com