Mot i nxehtë edhe sot, temperaturat arrijnë në 36 gradë Celsius

Mot i nxehtë edhe sot, temperaturat arrijnë në 36 gradë Celsius

Mot me diell dhe me vapë pritet të mbajë edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se gjatë pjesës së dytë të ditës, vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë celsius. /Insajderi.com