Mot i nxehtë gjatë javës, këto janë temperaturat gjatë fundjavës

Mot i nxehtë gjatë javës, këto janë temperaturat gjatë fundjavës

Ditëve në vijim mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa në fundjavë priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Vala e të nxehtit nga Europa perëndimore dhe fusha anticiklonike që ndodhen mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian, do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ku do të kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Mirëpo kjo valë e të nxehtit do të jetë afatshkurtër, sepse ditëve të fundjavës një vorbull ciklonike nga Atlantiku do t’i afrohet rajonit nga perëndimi, që do të sjellë mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi, e nga fillimi i javës do të depërtojnë edhe masa më të freskëta ajrore që do të zbresin temperaturat rreth vlerave mesatare.

25.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale.
26.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
27.07-28.07 – Kryesisht nxehtë. Të shtunën, paradite kryesisht kthjellët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. DItën e diel, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
29.07 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 32C, e në fillim të javës së ardhshme do të pësojnë rënie të lehtë deri në 26C.

Do të fryj erë e lehtë verilindja 2-4m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 2-5m/s. Shtypja atmosferike gjatë fundjavës do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.